Një person i rrezikshëm që përshkruhet si europiano-lindor po kërkohet nga policia britanike pasi sulmoi tri femra brenda një ore, te e njëjta zonë, dhe njërën prej tyre e përdhunoi.

Viktima e parë, një grua 35-vjeçare, tha se fillimisht ishte grabitur e më pas ishte tërhequr në brendësi të një lulishteje, ku ishte përdhunuar.

Pak minuta më vonë, një gruaje 46-vjeçare i ishte vjedhur çanta nga dora, në të njëjtën rrugë.

I dyshuari është kapur nga kamerat e bizneseve dhe policia po kërkon ndihmë për ta identifikuar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel