Buka e lashtë, u gatua në Egjipt me maja 4500-vjeçare

17/09/2019 13:33

Disa individë fatlumë e provuan vetë se ç’do të thotë të shijosh historinë: ata kanë shijuar një bukë të bërë me një maja 4500-vjeçare.

Me ndihëm e egjiptologes Serena Love dhe mikrobiologut Richard Bowman, i apasionuari pas lashtësisë, Seamus Blackey arriti ta bënte realitet dëshirën e tij të hershme. Për të siguruar majanë mijëra vjeçare, Blackley vizitoi muzeun e Arteve të Bukura në Boston dhe atë të arkeologjisë dhe etnologjisë, Peabody.

Ekipi i tij u fokusua te proceset e qeramikës që ishin përdorur për prodhimin e birrës dhe të bukës. Në mënyrë shumë të kujdesshme, ata arritën të nxjerrin prej andej kampione organizmash të fjetur e bakterie të ngecura në poret e poceve, por pa i gërryer ato.

Në poçet e lashta u hodhën lëngje sterile, të cilat u thithën paskësaj me vakum. Blackleyi  mbajti disa prej kampioneve të përftuara me shpresën të tentojnë të piqte një bukë, për të cilën përdori miell organic sepse ai modern, është zhvilluar shumë kohë më vonë.

Ishte një maja e vështirë për tu përpunuar, rrëfeu ai, por në fund, aroma dhe shija e veçantë e bukës së krijuar falë saj, i treguan shkencëtareve se ia vlejti mundi.

Top Channel