Foto ilustruese

Një shtetas i shpallur në kërkim për shkatërrim të pronës me zjarr është arrestuar nga policia e Fierit.

49-vjeçari P.Gj, banues në Petovë të Fierit, duke djegur me zjarr barishtet i ka dalë zjarri jashtë kontrollit dhe janë djegur 400 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasve E.Xh dhe P.Xh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Top Channel