Kriza klimaterike po i sëmur edhe më shumë njerëzit, duke përkeqësuar gjendjen e tyre shëndetësore duke nisur nga alergjitë sezonale e deri te sëmundjet e mushkërive.

Fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve që vijnë nga moti ekstrem dhe nxehtësia.

“Studimet sugjerojnë se mjekimet që jepen me recetë mund të jenë duke i dëmtuar pacientët për shkak të ndryshimeve klimaterike,” shprehet Aaron Bernestein, mjek pediatër dhe bashkëdrejtues në Qendrën për Klimën, Shëndetin dhe Mjedisin Global në Universitetin e Harwardit.

Një kërkim i fundit zbuloi se pacientët e kancerit në mushkëri të cilët i nënshtroheshin rrezatimit, kishin më pak mundësi të mbijetonin në një uragan.

Ndërkohë Renee Salas, pedagoge në Harward tha: “Kriza klimaterike po ndikon jo vetëm shëndetin e pacientëve, por dhe aftësinë për të bërë punët tona”.

Sipas një raporti të publikuar në gusht nga Gazeta e Mjekësisë “New England”, kriza klimaterike përkeqëson:

1-Alergjitë

2-Komplikacionet gjatë shtatëzanisë dhe lindjes

3-Sëmundjet e zemrës dhe mushkërisë

4-Rreziqet ndaj fëmijëve

5-Problemet me veshkat dhe dehidratimin

6-Sëmundjet e lëkurës

7-Sëmundjet infektive

8-Gjendjet e shëndetit mendor

9-Sëmundjet neurologjike

10-Ushqyerjen

11-Traumat

Top Channel