Në emër të grupit parlamentar demokrat, deputet Halit Valteri depozitoi në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal për PPP Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren

Kallëzimi i opozitarëve të rinj vjen pak ditë pasi shumica parlamentare rrëzoi në parlament dekretet presidenciale që rikthyen për rishqyrtim dy koncesionet më të mëdha të rrugëve.

“Siç kemi paralajmëruar edhe pas votimit të këtyre 2 mega skandaleve korruptive, grupi parlamentar demokrat i ka drejtuar me një kallëzim penal Prokurorisë së Tiranës dhe për dijeni, Prokurorisë  së Përgjithshme”, deklaroi Halit Valteri.

Më tej vazhdoi:

“Në këtë kallëzim denoncohen me fakte duke u bazuar edhe me dekretet e kthyera te presidentit dhe raportin e KLSH-së. Denoncohet i gjithë zinxhiri-vendimmarrës, që nga specialisti më i thjeshtë deri te zyrtari më i lartë,  që me këtë skeme korruptive i kanë ngarkuar në kurriz shqiptarëve një borxh publik qindra miliona euro” tha Halit Valteri pasi depozitoi kallzimin në prokurori.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel