Meqenëse ka ardhur koha për tu kthyer në shkollë e për të kaluar ditët mbi libra, për nostalgjikët e viteve të studimit, e-Dreams sjell nje klasifikim te universiteteve me te bukura në botë.

L’Alma Mater Studiorum, universiteti i Bolonjës, është më i lashti në kontinentin e vjetër, i themeluar që në 1088. Atje kanë studiuar personazhe të kalibrit të Dante Alighierit.

Oxfordi, është sigurisht më i famshmi. Ai është shfaqur në qindra filma dhe është në vetvete emblemë e kulturës angleze. Në brendësi të strukturës së tij, ka shumë godina të famshme ndër të cilat edhe një nga bibliotekat më antike të botës që mban edhe një seri thesaresh. E kjo bibliotekë monumentale, ka qenë edhe shtëpi e aventurave të Harry Poterit

Universiteti i Harvardit, e vendos shba në klasifikim, me thuajse të njëjtën famë me homologun e tij britanik. Por nuk mbetet aspak prapa as Trinity College i Dublinit me librarinë e tij prestigjoze plot me vëllime antike. Në anën tjetër, pak e mënjanuar nga trajektorja e turizmit klasik, gjendet Salamanca, perla e Castilla e Leon, ku universiteti i ndërtuar në 1218, konsiderohet si atraksioni më i madh dhe më i vjetër i Spanjës.

Top Channel