Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur tani në rrugën Lezhë-Fushë Krujë.

Një betoniere është përplasur me një automjet tip Benz, ndërsa ky i fundit është përplasur më pas në një furgon.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit tip Benz. Nuk dihen shkaqet e aksidentit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Rruga është bllokuar për shkak të aksidentit.

Top Channel