Një laraskë agresive sulmoi një çiklist në Australi, i cili, duke u përpjekur t’i shmanget, u rrëzua dhe humbi jetën.

76-vjeçari u përpoq t’i shmangej shpendit, por u përplas me një gardh dhe pësoi lëndime të rënda në kafkë, edhe pse kishte veshur kokore.

Kalimtarët u përpoqën ta rikthejnë në jetë sa të vinte ambulanca, por i moshuari nuk i rezistoi dot plagëve edhe pse e çuan në spital me helikopter.

Laraska australiane është shumë agresive. Kjo laraskë, në veçanti, ishte parë dhe herë të tjera duke sulmuar njerëz.

Në fakt, në të gjithë vendin raportohen raste të shumta. Vetëm në vitin 2019 ka pasur 1700 sulme nga laraska vendase,  kryesisht ndaj çiklistëve, dhe në 200 raste ka pasur të lënduar.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel