Gramoz Ruçi në ditën e parë të shkollës: Punësoni më shumë vajza e djem, më shumë të ardhura për gratë

16/09/2019 09:20

Në nisjen e vitit të ri shkollor, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka vizituar shkollën e mesme profesionale “Petro Sota” në Fier.

Ruçi u uroi nxënësve një vit sa më të mbarë, ndërkohë që shfaqi nderimet e tij përkundrejt mësuesve.

“Nderim mësuesve të mësonjëtoreve të Shqipërisë. Arsimi profesional nxit punësimin e rinisë. Punësoni më shumë vajza e djem. Më shumë të ardhura për gratë e vajza”  u shpreh kryetari i kuvendit.

Top Channel