Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, njëkohësisht Sekretar i Grupit Parlamentar, gjatë intervistës në “Top Talk”, nuk përjashtoi mundësinë e një koalicioni me LSI-në pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Sipas Bushatit, një koalicion i tillë mund të kushtëzohet nga mandatet e deputetëve që fitojnë partitë politike.

“Në çdo vend të botës ka forca politike që garojnë të veçuara dhe pastaj mund të bëjnë edhe koalicione, kjo nuk është as tradhti dhe as komplotizëm. Këtu s’ka nevojë për shkelje syri, këtë e vendos kutia, e vendosin qytetarët”, u shpreh Bushati.

I pyetur për deklarimin e Metës se mazhoranca e PS-së sot është një pakicë, Bushati tha: “Ky është koment artistik.”

“Pakicën dhe mazhorancën e përcakton vota e Denis Dyrnjasë dhe e gjithë qytetarëve në ditën e votimit. Pra nuk është koncept artistik dhe as politik. Mazhorancë është ajo që ka më shumë numra në Parlament”, tha ai.

  Deputeti i PS, Bushati ironizon Metën në “Top Talk”: Presidenti flet artistikisht

Top Channel