Vdekja e Emi Uajnhaus, këngëtares britanike që arriti të përziejë me mjeshtëri disa rryma të ndryshme muzikore në hite të rëndësishme, ishte një aksident tragjik që dukej i pashmangshëm.

Ajo vdiq në moshën 27-vjeçare pasi u helmua nga konsumi i tepërt i drogës. Por duke vdekur në këtë moshë, ajo u bë kështu anëtarja e fundit e Klubit 27.

“Klubi 27” është emri që i është vënë grupit të këngëtarëve nga muzika “rock” që kanë vdekur pikërisht në moshën 27 vjeçare, dhe çuditërisht, nuk janë të paktë.

Këta janë disa nga këngëtarët më të njohur të Klubit 27, por lista është më e gjatë. Në total janë më tepër se 60.

FOTO GALERI
1/9
Kurt Cobain

Top Channel