Një automjet trajler ka dalë nga rruga në aksin Burrel-Milot. Sipas policisë lokale të rrethit Mat mjeti trajler i tonazhit të lartë doli nga rruga pranë Urës së Ulëzës.

Mjeti i tonazhit të lartë ishte me targa të Shkupit , ndërsa policia tha se ngjarja ka ndodhur gjatë natës. Në momentin e aksidentit, shoferi u hodh nga mjeti .

Drejtuesi i trajlerit ka pësuar dëmtime të lehta,sipas policisë. Shkak për aksidentin ka qenë parakalimi i gabuar i drejtuesit të automjetit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel