Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit në afërsi të fshatit Gëziq ku shoferi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me anësoret e autostradës .

Ndërkohë që fatkeqësisht ka ndërruar jetë një 13-vjeçare e cila ishte pasagjere në mjetin tip toyta yaris.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se pasagjerja është vajza e drejtuesit të mjetit.

Mirditë/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në autostradën Milot – Morinë, në vendin e quajtur “Fshati Gëziq”, shtetasi G.I., rreth 44 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë ka humbur jetën vajza e tij e mitur S.I. rreth 13-vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel