Industria e naftës në Arabinë Saudite pësoi një goditje të rëndë si pasojë e sulmeve me dronë që u vunë flakën dy rafinerive.

Prodhimi ditor  i arit të zi u reduktua përgjysmë gjatë së shtunës, raporton Reuters.  Një telefonatë e presidentit Donald Trump me mbretin e kurorës, Mohamad bin Salman, u zhvillua gjatë ditës.

Siç raportohet nga agjencia shtetëror e lajmeve saudite, presidenti amerikan u ka ofruar arabëve ndihmë për mbrojtjen e rafinerive dhe sigurinë.

Mësohet se presidenti ka folur për ndikimin negativ që këto sulme do të kenë në në ekonominë amerikane dhe atë globale.

Rebelet Huthi, të mbështetur nga Irani morën përsipër sulmin  me dronë.

Top Channel