Serbia ka shkarkuar trajnerin e kombëtares, Mladen Krstajic, për shkak të rezultateve të dobëta.

Humbja 5-0 në Ukrainë nuk u “përtyp” nga drejtuesit e federatës serbe, që shkarkuan teknikun edhe pse 3 ditë më vonë fituan 1-0 ndaj Lituanisë.

Drejtuesit e Federatës Serbe të Futbollit kanë bërë me dijeni se do të emërojnë trajnerin e ri brenda datës 10 korrik, ndërsa mediat në Serbi kanë një emër si favorit. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Malit të Zi, Ljubica Tumbakoviç, i cili u shkarkua pasi braktisi ndeshjen mes malazezëve dhe Kosovës, për shkak të presionit nga tifozët serbë.

Tumbakoviç refuzoi të drejtonte skuadrën në fushë më 7 qershor, ndërsa bashkë me të, braktisën ndeshjen edhe ndihmës trajneri dhe dy mbrojtës me origjinë serbe, duke shkaktuar kaos te Mali i Zi, vetëm dy orë para ndeshjes me Kosovën.

Top Channel