Specialistët për krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë bërë me dije se kanë filluar precedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar dokumente.

Po ndiqen penalisht dy punonjës të OSHEE-së:

K.N, 58 vjeç, dhe E.S, 27 vjeç, banues në Pogradec, të dy me detyrë punonjës pranë OSHEE në Pogradec.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi, dyshohet se këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar dokumentet e rilidhjes së energjisë elektrike, të banesës së një shtetasi në lagjen nr.1, në Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

Top Channel