Foto ilustruese

Një aksident është raportuar në afërsi të fshatit Barbullojë e Re, Lezhë, ku një makinë tip foristradë ka përplasur një këmbësor.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të aksidentuarit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendgjarje dhe po punon për shkaqet.

Në përditësim …

Top Channel