Banorët e 5 fshatrave të njësisë administrative të Kacinarit, në Mirditë kanë dalë sërish për të protestuar kundër ndërtimit të hidrocentraleve në zonën e tyre.

Protesta është monitoruar nga forca të shumta policie për të shmangur konfrontimet e banorëve me përfaqësues të firmës që do të ndërtojë hecet.

Përfaqësuesi i firmës që do të ndërtojë hidrocentralet ka thënë se vendimi është dhënë nga qeveria shqiptare që në vitin 2007 dhe sipas tij janë bërë edhe dëgjesa me banorët e zonës.

Banorët kanë vetëm një kërkesë, anulimin e hidrocentraleve në Kacinar.

Top Channel