Këtë të shtunë, në Top Channel ka filluar transmetimin emisioni Pop Culture. Mes shumë rubrikash të reja, në ekran Dojna Mema rikthen rubrikën “Një ditë me Dojnën”.

Personazhi i parë i ftuar në këtë rubrikë ka qenë deputetja Grida Duma. Intervista është zhvilluar në Durrës dhe ka rikthyer Gridën pas në kohë. Duke filluar që tek kujtimet e gjimnazit dhe deri tek zhvillimet e saj më të fundit.

Gjithashtu Grida ka treguar për Pop Culture se nuk është ndër ata njerëz që janë të fiksuar pas markave të shtrenjta dhe se nuk do të vishte kurrë minifund pasi mendon që nuk i shkon aspak ai stil.

Por gjatë kësaj bisede deputetja është ngacmuar paksa nga Dojna e cila e ka pyetur se cila është sipas mendimit të saj gruaja më me stil në Partinë socialiste.

Teksa është menduar paksa, Grida ka thënë: “Më e këndshme për mua, ose në zgjedhje të mira besoj se është Mimi Kodheli.

Top Channel