Pop Culture filloi sezonin e ri në Top Channel, me mjaft risi, por ajo që autorja dhe moderatorja Dojna Mema ka zgjedhur të rikthejë sërish nga sezoni i kaluar ka qenë pikërisht rubrika mjaft interesante “Një ditë me Dojnën”.

E ftuara e parë e Dojnës ka qenë deputetja Grida Duma, e cila ka rrëfyer disa prej të pathënave nga jeta e saj. Ndoshta jot ë gjithë e dinë se dikur Grida ka studiuar violin dhe ka qenë në shkollë artesh, por zgjodhi që të hiqte dorë në gjimnaz.

Një ndër pyetjet më pikante të Dojnës ka qenë pikërisht kjo dhe Grida nuk ka hezituar të tregojë arsyet se pse vendosi të hiqte dorë nga muzika.

“Është e tmerrshme të kesh mamin mësuese në shtëpi. Unë dilja në provim dhe ajo ishte pjesë e komisionit, pastaj ishte shumë e emocionuar dhe largohej, por sapo largohej i thoshte njërës prej zyshave aty, se donte të tregonte që ishte më kërkuese se ato vet dhe nuk më ka ndodhur njëherë të vetme të marrë një rezultat maksimal, megjithëse torturohesha. Vinte koha e plazhit dhe tek oborri i shtëpisë time vinin kushurinjtë që do bëheshin gati, unë i dëgjoja që ata luanin me top unë vazhdoja studioja violin se duhet të bëja orët e violinës. Kushdo që mendon se arti është një gjë e thjeshtë, është gjëja më e vështirë për tu perfeksionuar. Unë e mbaj mend që fëmijë e sot që studimi i violinës ka qenë më i vështiri që kam bërë, 4-5 orë në ditë dhe nuk ja dola!”- ka treguar deputetja e Partisë Demokratike.

Top Channel