AKU ka lajmëruar se në aksionet e fundit ka bllokuar një sasi të madhe ushqimesh të pasigurta edhe në supermarkete të njohura, por edhe nga importues kryesisht nga Brazili.

Janë bllokuar 360 kg oriz, “Riso Parboiled X Insalate Kg1” me përmbajtje substance të paautorizuar të importuar në vendin tonë. Me këtë rast u vendosen edhe gjoba prej 22 mln lekë të vjetra.

Në Rrogozhinë u gjeten në një supermarket ushqime pa etiketime shqip për këtë u vendosën 1.65 mln lekë gjobë. Në Tiranë në një market produktet mbaheshin të pasistemuara, të mbivendosura dhe të pandara nga produkte të tjera, raftet kishin prani ndryshku, produktet e sigurta për konsum ruheshin në të njëjtin ambient me ato të pasigurta (rrezik i mundshëm për kontaminim), tregtonte produkte me afat të kaluar përdorimi (Coca-Cola), si dhe nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërie.

1.4 milionë është vlera e gjobave. Ndërsa në portin e Durrësit, inspektorët hasën në dy ngarkesa produkte importi ishin të pasigurta për konsum human dhe si rrjedhojë vendosën kthimin e tyre në vendin e origjinës, më konkretisht. Ngarkesa e parë prej  27 ton “Fileto pule” nga Brazili, nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, pasi rezultoi me ngarkesë mikrobiologjike (analizat evidentuan prezencë Salmonella spp). Ngarkesa me sasinë 19.2 ton “Kafe kokërr e papjekur” nga Brazili, nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, pasi kishin mangësi në dokumentacionin shoqërues (certifikata fitosanitare nuk ishte lëshuar nga autoriteti zyrtar i vendit të origjinës, siç parashikohet në ligj).

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel