Në tempullin e saj skuadra katalanase shkatërroi Valencian me një ‘manita’ teksa e mbylli ndeshjen me rezultatin 5-2 duke marrë hakun për humbjen e 25 majit në finalen e Kupës së Mbretit.

Barcelona e tregoi se ishte e ‘tërbuar’ pas ndeshjeve të fundit që në fillimin e kësaj sfide, teksa shënoi 2 herë në 7 minuta me 16 vjecarin  Ansu Fati, dhe Frenkie De Jong.

Valencia pati momente shprese teksa shkurtoi diferencën në 2-1 me Kevin Gameiro.

Në pjesën e dytë, kampionët e Spanjës shënuan edhe 3 gola të tjerë me Pique dhe më pas me Luis Suarez, që gjeti 2 herë rrugën e rrjetës pasi u aktivizua pikërisht në këtë 45 minutësh.

Valencia me Maxi Gomez vetëm sa e zbuti pak diferencën e golave në këtë sfidë dhe e gjithë kjo ndodhi nën sytë e kapitenit Lionel Messi që edhe këtë radhë e pa skuadrën e tij nga tribuna.

Klara Asqeriu

Top Channel