Burime për Top Channel kanë bërë me dije se një zjarr i madh ka rënë në qendër të Golemit në Kavajë.

Flakët duken edhe në distancë, ndërkohë që banorë të zonës së plazhit bëjnë të ditur se pak minuta më parë ka pasur dhe një shpërthim.

Paraprakisht bëhet e ditur për Top Channel se shkak për zjarrin në Golem është bërë këputja e një kablli të tensionit të lartë.

Pas këputjes, kablli ka rënë pranë disa pemëve dhe elektriciteti i përcjellë përmes tij ka shkaktuar zjarrin që po vazhdon akoma. Zona i përket Bashkisë Kavajë dhe ndërhyrja po bëhet nga reparti zjarrfikës Kavajë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel