Pas pjesëmarrjes në takimin e vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor, të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ky i fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale deklaroi se Takimi konfirmoi edhe një herë mbështetjen absolute për fillimin e menjëhershëm të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

“Takimi konfirmoi edhe një herë mbështetjen absolute të vendeve të Vishegradit për fillimin e menjëhershëm të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE ??!

Për më shumë, në këtë takim u diskutuan edhe hapa konkret në shërbim të ndërlidhjes infrastrukturore, bashkëpunimit në fushën e energjitikës, sigurisë dhe politikave të mjedisit. Kjo platformë partneriteti është në shërbim të zhvillimit të rajonit dhe procesit të integrimit evropian në përgjithësi”, shkroi Cakaj.

Gjatë qëndrimit në Pragë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim pune me Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Tomáš Petříček, ku sipas ministrisë u dakordësuan një serë hapash konkretë për bashkëpunim në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe marrjes së Presidencës së OSBE-së.

Top Channel