Një zjarr i fuqishqm shpërtheu në spiatlin Badim të Rio De Janeiros. Nga zjarri gjetën vdekjen 11 persona.

Të shumtë janë pacientët e transferuar në qendra të tjera spitalore, disa prej të cilëve kanë edhe dëmtime serioze.

Zjarri ra në një nga dy zonat e spitalit Badim, një strukturë private në lagjen e Tijuca, në zonën veriore të Rio, ku ishin shtruar rreth një qind pacient.

Një deklaratë për shtyp të bërë nga spitali, deklarohet se zjarri ra për shkak të një qarku të shkurtër në një gjenerator elektrik në godinën e vjetër, e ndërtuar 19 vjet më parë dhe tymi me shpejtësi mbuloi të gjithë pallatin.

Pacientët u evakuuan në godinën e dytë të spitalit, e inauguruar vitin e kaluar, thuhet në njoftim. Sipas zjarrfikësve, zjarri ra mbrëmjen e djeshme, por ende nuk ëhstë bërë një kontroll i detajuar i vendit të ngjarjes.

Top Channel