Sot ka hënë të kuqe, e premte datë 13, dhe historia ka plot tmerre në këtë datë

13/09/2019 17:58

E premtja që bie në datën 13 është e frikshme jo vetëm për ata që u besojnë besëtytnive, por edhe nga ana e fakteve historike.

Kjo e premte në veçanti, sot (13 Shtator 2019), do të ketë hënën e plotë e të kuqe që do të ndriçojë më shumë se zakonisht.

E premtja e datës 13 njihet si datë e frikshme, ose tersi, nga shumë kultura. Ndonëse janë besëtytni, historia është në fakt plot me tmerre që kanë ndodhur pikërisht në këtë datë, por po ju sjellim vetëm pesë prej tyre:

FOTO GALERI
1/5
1. Kanibalizmi në Kili. Të Premten më datë 13 të vitit 1972, një avion me lojtarë regbije nga Uruguaji u rrëzua në malet e Kilit. 27 prej 45 udhëtarëve mbijetuan, por vetëm sepse u ushqyen me trupat e shokëve të vdekur. Por një ortek vrau edhe tetë të tjerë. Vetëm 16 mbijetuan deri në fund.

Top Channel