Kosova nuk e zbaton një marrëveshje me Serbinë për lëvizjen në kufi. Por Serbia vazhdon ta bëjë këtë dhe si pasojë në kufi nuk lejohen të kalojnë automjetet me targa RKS, pasi fjala Republikë e Kosovës nuk pranohet nga autoritetet serbe.

Në Prishtinë janë shtuar zërat, që kërkojnë nga qeveria të bëjnë të njëjtën gjë me automjetet me targa serbe.

Ndryshe nga Kosova, Serbia vazhdon zbatimin e kësaj marrëveshje. Marrëveshja u ndryshua më 2016-n, përmes së cilës u ndërmor që të vendosen shirita mbi flamujt e shteteve, në mënyrë që të mos jetë i nevojshëm ndërrimi i tyre.

Por, ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës u arsyetua se zbatimi i saj po ngec, shkak i problemeve në tenderim, gjë që solli kalimin e afatit kohor të caktuar nga Brukseli.

 

 

Top Channel