Një 38 vjeçar nga shqipëria është arrestuar nga policia e Veronas për trafik droge. Ai u kap me kokainë në Itali.

I arrestuari është shtetasi është shtetasi me iniciale M.E. Ai u pikas nga karabinierët teksa bënte veprime të dyshimta, u ushtrua mbi të kontroll, ku iu gjet edhe lënda narkotike.

Shqiptari tentoi që të hidhte kokainën në tualet, por ky veprim nuk rezultoi i suksesshëm, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Ishte në fakt një komunikim telefonik midis dy bashkatdhetarëve, gjë që tregoi se M.E. përveç punës si punëtor në ndërtim, kryente një punë “të veçantë” si trafikant droge me një numër të veçantë klientësh.

Ai përdorte edhe fjalë kyçe, duke thënë se iu jepte klientëve “ilaçe” ose “të pinin birra”. Karabinierët i gjetën shqiptarit në banesë edhe 2 kg drogë të tjera.

Top Channel