Kryeministri Edi Rama ka cilësuar si foton e ditës, foton ku ka pozuar me Merkel, ku kjo e fundit mban në dorë punët e tij artistike.

Ndërkohë më herët edhe Merkel ka publikuar një foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama. Fotografët kanë kapur momentin kur Rama i dhuron kancelares gjermane librin e tij si suvenir.

“Kancelarja Merkel mirëpret Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë. Politikani është gjithashtu një artist dhe i solli kancelares librin e tij të fundit si një suvenir”, shkruhet në faqen e Merkel.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel