Dëborë artificiale në Tokyo, organizatorët e krijuan për të siguruar freski

13/09/2019 12:33

Termometri shënonte 25 grade Celsius, por në një event më kanoe në kryeqytetin japonez, binte borë.

Nuk ishte ndonjë kapricio e motit; behej fjale për risinë e fundit të testuar nga organizatorët e Olimpikeve të vitit 2020, me shpresën t’i mbajnë spektatorët të freskët dhe sa më komodë kur lojërat zhvillohen verën e ardhshme.

Rreth 300 kg borë borës artificiale u hodhën mbi stendat në Sea Forest Watereay. Qëllimi ishte të shihej nëse mund të ulte nivelin e temperaturës dhe lagështisë.

“Ideja na lindi diku nga mesi i gushtit. Si organizatoreve të olimpikeve 2020, po bëjmë është e mundur për të fashitur rreziqet e të nxehtit. Këtë herë lëshuam rreth 300 kg borë dhe e lamë të bjerë”, u shpreh Taka Okamura

Tokio përballet rregullisht me temperatura prej 35C dhe 80% lagështi në ajër gjatë muajit korrik, çka ngjall shqetësime se  spektatorët mund të vuajnë pasojat e të nxehtit. Në Sea Forest Waterway do të organizohen evente olimpike dhe paraolimpike, si dhe kanotazh. Gjysma e 2,000 vendeve të saj janë të zbuluara, pasi u hoq dorë nga planet për një çati të plotë me qëllim uljen e kostos.

Top Channel