Ndonëse qytetarët e Tiranës duhej të vet deklaronin sipërfaqe të banimit pranë zyrave të ujësjellësit deri më 15 shtator në bazë të cilës do të paguajnë taksën e banimit, tanimë ky afat është shtyrë.

Për 4 zyra të UKT në zona me numër të madh banorësh do të ketë dhe zgjatje të orarit të punës.

Taksa e banesës, e cila nuk do të jetë më 100 lekë çdo muaj, por përllogaritet në bazë të sipërfaqes së banesës dhe çmimit për metër katror dhe kjo taksë do të paguhet në faturën e ujësjellësit.

Dokumetat që duhet të paraqesin në pikat e ujësjellësit janë:

Kopio ID

Çertifikata e pronësisë me kartelën e pasurisë

Kontratë shit-blerjeje apo dhe vetdeklarimi te Aluzini

Si dhe liberezën e ujit apo një faturë UKT

Përllogaritja e taksës bëhet në këtë mënyrë, për një apartament 70 metër katror shumëzohet sipërfaqja me vlerën e përcaktuar për metër katror shumëzuar me 0,05%. Nga kjo taksë do të përjashtohen disa kategori të caktuara.

Për qytetarët e Tiranës ka edhe një muaj e gjysmë kohë për tu paraqitur pranë zyrave të UKT për të bërë vetdeklarimin si dhe për të mësuar për taksën duhet të paguajnë çdo muaj.

Top Channel