Gjykata ka marrë në shqyrtim sot dosjen në ngarkim të Suel Çela. Ai është një personazh i njohur i botës “së nëndheshme” të Elbasanit.

Gjatë seancës është diskutuar në lidhje me provat që disponohen ndaj Suel Çelës dhe të arrestuarve të tjerë pas incidentit me makinën Audi në tregun ushqimor të Elbasanit. Gjatë seancës doli çështja se disa video ku ishin rregjistruar edhe pamjet e incidentit kishin humbur.

Lëvizja e dosjes së përplasjes së makinës së Policisë në Elbasan, bënë që të humbasin DVD me pamjet e përplasjes. Për 4 seanca Gjykata për Krime të Rënda kërkoi DVD, të cilat nuk gjendeshin në fshikullin e gjykimit.

Këtë të enjte, Gjykata tha se kishte arritur të gjente 11 DVD dhe një disk që nuk ishin në dosje, duke i rekuperuar në Institutin e Policisë Shkencore.

Eksperti që ka kryer akt-ekspertimin për këto prova, nuk kishte bërë një kopje të dytë, megjithatë pamjet janë rekuperuar, tha Gjykata dhe do të shihen në seancën e radhës.

Gjykata kishte dërguar shkresë edhe në Prokurorinë e Elbasanit, e cila kishte bërë të ditur se këto DVD nuk ndodheshin atje, por janë nisur në Prokurorinë për Krime të Rënda. Prokuror Behar Dibra tha se nuk mund të shpjegonte këtë situatë, duke shtuar se dosja ka levizur tre herë, në Elbasan, Prokurorinë e Përgjithshme e më pas te Krimet.

Video që nuk gjendjen në dosje në fakt është në të gjitha mediat. Ajo është transmetuar menjëherë pas ngjarjes dhe duket se si automjeti Audi përfshihet në një incident me policinë e shtetit.

Top Channel