Kohët e fundit janë raportuar shumë raste me të rinj që u janë dëmtuar mushkëritë shumë keq nga konsumimi i cigareve elektronike. Kjo duket se ka ndikuar edhe presidentin amerikan, Donald Trump.

Sipas Zërit të Amerikës, Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se po merr masa kundër cigareve elektronike me aromë që kanë rezultuar të lidhura me rastet e problemeve në frymëmarrje, madje edhe me dëmtimet e rënda të mushkërive deri në vdekje.

Pirja e cigareve elektronike është bërë shumë popullore rishtazi, pasi shumë njerëz e menduan si një alternativë më të shëndetshme se duhani.

Aroma si mente, çamçakëz, akullore apo biskota kanë tërhequr të rinjtë. Por një rritje në numrin e adoleshentëve që po pësojnë probleme serioze në mushkëri dhe disa raste vdekjesh, kanë alarmuar zyrtarët.

Administrata Trump po përgatit ndalimin e të gjitha cigareve elektronike të aromatizuara.

Top Channel