Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi nuk beson që klubi ka bërë gjithçka për të rikthyer Neymar.

Gjatë gjithë verës ylli i PSG-së, ka kërkuar të rikthehet, mirëpo gjiganti francez ka kërkuar 300 milionë euro.

Argjentinasi ka thënë se ka pasur dëshirë që kapiteni i Brazilit të rikthehet në “Camp Nou”, transmeton KosovaPress.

“Do të doja që Neymar të rikthehej. Nuk e di nëse Barcelona bëri gjithçka për ta rikthyer. Mirëpo, është e vërtetë që negociatat kanë qenë të vështira. Neymar është një nder lojtarët më të mirë në botë. Nuk pyeta për ta rikthyer, gjithçka çfarë bëra ishte të jap opinionin tim. Nuk jam i zhgënjyer. Kemi skuadër spektatkulare, më të cilët mund të konkurrojmë për të gjitha trofetë”, deklaroi ai.

Klubi blaugranas këtë të shtunë do të luaj kundër Valencias në orën, 21:00.

Top Channel