“Dashuriçka të reja Rama-Basha”/ Ralf Gjoni: S’do pranojmë asnjë pazar të pisët në kurriz të shqiptarëve

12/09/2019 12:40

“Reforma zgjedhore në objektin e komisionit nuk konsiston vetëm në adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR, konsiston në reformimin e sistemit zgjedhor, ku përfshihet edhe ndryshimi kushtetues. Tani më lejoni t’ju qartësoj nja dy tre gjëra si juve në Parlament dhe atyre në rrugë që shpresojnë në një histori dashuriçke me Edi Ramën’, kështu tha Ralf Gjoni sot në parlament.

Se çfarë donte të thoshte me këtë deklaratë, Gjoni u pyet në një lidhje live në edicionin informativ në Top Channel nga gazetari Muhamed Veliu.

“Duket qartë se për deri sa PS i mungon vullnet për të vazhduar para me ndryshime në sistemin zgjedhor, dhe hidhen mesazhe dhe flirte dashuriçkash në ajër dhe në media, midis PS dhe PD është e qarë se ata po mundohen të ngrohin krevatin, ku kanë vite që rrotullohen bashkë. Mos të harrojmë që jemi këtu sot prej dashuriçkash Rama Berisha ose PS e PD të 20008-ës ku kodi famëkeq zgjedhor që ata gatuan duhet ndryshuar e reformuar. Por kanë një shprehje anglezët, djalli fle në detaje. Dhe djalli në këtë rast fle te vota jonë. Vota në parlament është decizive për çdo ndryshim sistemi dhe nuk ka asnjë shans që të bëhet ndryshimi ose refromë zgjedhorë pa vullnetin tonë atje”, tha ai.

Gazetari: Nësë Rama dhe Basha do arrijën një marrëveshje për sa i përket kodit zgjedhor, cilin do jetë qëndrimi, vota juaj nëse arrihet një marrëveshje e tillë?

“Ata marrëveshje kanë vite që bëjnë dhe le të bëjnë, le të hidhen pupthi. Çdo ndryshim i sistemit zgjedhor kalon nga komisioni për Reformën zgjedhore. Dhe vota jonë është në favor të këtij sistemi, një sistemi të ri , të reformuar tërësisht, jo vetëm nga rekomandimet e OSBE/ODHIR, por ndryshim tërësor i sistemit, ku listat e hapura për mua janë kusht thelbësor. S’do pranojmë asnjë Pazar të pisët në kurriz të shqiptarëve”, tha Gjoni.

Top Channel