Një automjet me targa të huaja ka dalë nga rruga në afërsi të sheshit “Shqiponja” ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

I plagosur është drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale E.D 34 vjeç, banues në Shkodër. Sipas raportimeve 34 vjeçari ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e pronësisë së mjetit si dhe të shkakut të daljes nga rruga.

Top Channel