Gazetari Enton Abilekaj mendon se kryeopozitari Lulzim Basha nuk mund të bëjë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, për zgjidhjen e krizës politike, pa përfshirë aty edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Në emisionin “Open” në Top Channel, teksa komentonte konferencën e presidentit Ilir Meta, Abilekaj tha: “Ai (Meta) fliste për një marrëveshje që është bërë pa dijeninë e tij, por që ai e ka marrë vesh. Nuk mund të bëjë një marrëveshje Basha me Ramën pa LSI-në, si llogjikë.”

Sipas gazetarit, LSI ka vota të konsiderueshme dhe që PD nuk mund t’i anashkalojë nëse do të hyjë në zgjedhje.

Sa i përket një marrëveshjeje të mundshme për zgjidhjen e krizës, Abilekaj tha se ajo arrihet vetëm “me bekimin, garancinë dhe ndërhyrjen e qartë kryesisht të gjermanëve.”

  Agron Duka: Shqiptarët nuk e mbështesin një pakt Rama-Basha

Top Channel