Caktimi i László Trócsányi si Komisioner Europian i zgjerimit, po cilësohet “një triumf diplomatik” për kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Ndonëse nuk është anëtar i partisë Fidesz, ai konsiderohet i besuari i Orbanit dhe në zgjedhjet europiane të majit, kryesonte listën e kandidatëve të kësaj force politike.

Për Orbanin, vendi i të cilit është vendosur prej kohësh në kurs përplasjeje me bllokun, ky shihet si një sukses i madh, edhe pse Trócsányi nuk bën pjesë në radhët e nxitësve në sistemin e kryeministrit hungarez dhe argumenton në mënyrë të arsyeshme.

Megjithatë, sesa besnik do të jetë ai ndaj Brukselit, kjo mbetet për tu parë. Ndërkohë, për sa i takon zgjerimit të BE-së, Hungaria si asnjë vend tjetër ka qenë mbështetëse e një integrimit të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Orbani ka marrëdhënie të mira me Aleksandar Vuçiçin, Milo Gjukanovicin e ish kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski, që arriti ta shmangte dënimin në vend e tij, falë mbrojtjes së ofruar nga shefi i ekzekutivi hungarez.

Llogaria e kryeministrit hungarez është, që sa më shpejt vendet si Serbia e Mali i Zi të hyjnë në BE, aq më shumë do të forcohen pozicionet e tij dhe të shteteve të tjera të Vishegradit, pra të Polonisë, Çekisë dhe Sllovakisë. Ndaj nuk pritet që Trócsányi të tematizojë temën e deficitit masiv të demokracisë dhe shtetit ligjor në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Irida Vasia

Top Channel