Në mungesë të Lionel Messit, ishte Lautaro Martinez ai që mori rolin e liderit te Argjentina në ndeshjen miqësore me Meksikën. Skuadra e drejtuar nga Scaloni ishte një furtunë e vërtetë në këtë sfidë të cilën e fitoi me rezultatin 4-0 me sulmuesin e Interit që u bë protagonist absolut me 3 gola të shënuar në këtë ndeshje.

Martinez hapi serinë e golave për Argjentinën në minutën e 17, për të dyfishuar shifra 5 minuta më vonë pas një pasimi të marrë nga Palacios. Por jo vetëm kaq, Martinez ka meritën e tij edhe në golin e tretë të Argjentinës teksa fitoi penalltinë e ekzekutuar saktë nga paredës për të mbyllur llogaritë e kësaj sfide që në pjesën e parë teksa shënoi edhe golin e katërt për Argjentinën dhe të tretin personal.

Ndryshe shkuan gjërat për Brazilin në sfidën me Perunë që ishte një përsëritje e finales së Copa America. Në këtë përballje, Peruja arriti të marrë në një farë mënyrë revanshin për humbjen e pësuar në finalen e Maracanasë në 7 korrik teksa fitoi këtë miqësore me rezultatin 1-0. Brazili ishte dukshëm superior ndaj Perusë për pjesën më të madhe të kohës, por në minutën e 84 Peruja e ndëshkoi teksa shënoi golin e fitores me Abram që shfrytëzoi edhe një gafë të Ederson.

Top Channel