Në ditët e sotme, lulet dhe bimët dekorative nuk janë vetëm bastion i grave. Pasi u kthye nga Greqia ku jetoi 15 vjet, Fatmir Islami ka ngritur një serrë me lule në Lushnje.

“Tani është sezon i vakët se lulet kanë mbaruar presim të çelin lloje të tjera”, thotë Islami.

Sipas lulerritësit, vendi ynë ka një klimë të favorshme për të gjitha llojet e luleve dhe kërkesat vijnë duke u shtuar

Në qendër të Lushnjes nuk gjen vetëm luleshitës meshkuj, por edhe kryefamiljarë që interesohen për lulet. Çmimet por dhe kujdesi, janë disa prej shqetesimeve që ata ndajnë.

Përveç ndjekies së traditës, sot kush mban lule ka edhe arsye të tjera, që nga kontributi që japin në pastrimin e ajrit, aroma por edhe përmirësmi i humorit dhe qetësia e heqja e stresit.

Top Channel