Gjermani/ Spitali përfshihet nga flakët, 1 i vdekur dhe 72 të plagosur

11/09/2019 07:03

Spitali i Duseldorfit u përfshi nga flakët duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e 72 të tjerëve.

Viktima është një pacient 77 vjeçar. Sipas raportimit të mediave gjermane 11 nga të plagosurti janë në gjendje të rëndë.

Shkaku i zjarrit që shpërtheu në Spitalin Marien në rrethin Pempelfort të qytetit është i paqartë, ndërsa fillimisht flakët ranë në katin e dytë në dhomën e pacientit që humbi jetën.

Nga dhoma, tymi u përhap në pesë katet e spitalit.

Top Channel