Foto/ Ka ‘pushtuar’ zemrat e italianëve, njihuni me Miss Italia 2019

11/09/2019 06:32

Është 20 vjeçe, ka sy jeshilë, flokë gështenjë dhe një fizik të mrekullueshëm. Quhet Carolina Stramare dhe është shpallur më e bukura në edicionin e 80-të të Miss Italias.

Studion në Akademinë e Arteve të Bukura në Sanremo, por është edhe modele.

Në konkurs është paraqitur si Miss Lombardia. I adhuron kafshët dhe prej 8 vitesh praktikon sportin e hipizmit. Thotë gjithashtu se ka pasion për sytë “e mirë dhe të sinqertë”.

Pasionet e tjera janë moda dhe udhëtimet. Për fatin e keq të beqarëve, është e fejuar!

FOTO GALERI
3/9

Top Channel