Ervisi dhe Ervini janë dy artistë që u japin gjallëri mbrëmjeve në Berat.

Ervisi luan në violinë dhe Ervini i bie pianos. Ata u kthyen në qytetin e lindjes sepse mendojne që Beratit i duhet muzika në mbrëmje.

Artin e duan qytetarët, por edhe turistët thonë ata ndërsa luajnë muzikë nga të gjitha zhanret dhe për të gjitha moshat.

Nëse do të ndryshosh botën thotë një shprehje e njohur, nise nga vetja. Këtë shprehje e kanë mishëruar dy muzikantët e rinj që me tingujt e artit të tyre  thyejnë monotoninë e qytetit të lindjes.

Top Channel