Joe Navarro
Mbushur me shembuj nga përvoja profesionale e Navarro-s, ky libër përfundimtar ju ofron një mënyrë të re dhe të fuqishme për t’u orientuar në botën tuaj.

Joe Navarro, një ish-agjent i kundërzbulimit në FBI dhe një ekspert i mirënjohur për sjelljen joverbale, shpjegon se si të lexoni shpejt njerëzit: deshifroni mendimet dhe sjelljet, shmangni kurthet e fshehura, dhe zbuloni sjelljet mashtruese. Gjithashtu do të mësoni se si gjuha juaj e trupit mund të ndikojë në atë që shefi juaj, familja, miqtë, dhe të panjohurit, mendojnë për ju. Do të zbuloni:

Instinktet e lashta të mbijetesës që kontrollojnë gjuhën e trupit

Përse fytyra është pjesa më e pagjasë për të gjykuar ndjenjat e vërteta të dikujt

Çfarë zbulojnë gishtat e mëdhenj, këmbët, dhe qepallat për ndjenjat dhe motivet

Sjelljet më të fuqishme që zbulojnë vetëbesimin dhe ndjenjat tona të vërteta

Sjellje të thjeshta joverbale që krijojnë menjëherë besim

Sjellje të thjeshta joverbale që komunikojnë menjëherë autoritet

 Skeda e Librit:

  • Shtëpia Botuese: Minerva (2019)
  • Gjuha e publikimit: shqip
  • i faqeve : 328
  • Grupmosha: mbi 14 vjeç
  • Përkthyesi: Gjergj Kaftani

Top Channel