Me dhjetëra qen kanë ngordhur këtë javë në Norvegji, nga ajo që mendohet se është një sëmundje e mistershme.

Autoriteti norvegjez i sigurisë ushqimore nuk di as të thotë nëse është sëmundje ngjitëse apo thjesht disa raste individuale.

Shumica e rasteve kanë ndodhur në kryeqytet, por sëmundja, e cila përfshin simptoma me të vjella dhe diarre me gjak, është raportuar edhe në qytete si Bergeni dhe Trondheimi.

Autoritetet norvegjeze po i këshillojnë të zotët e qenve të bëjnë kujdes me kafshët e tyre shtëpiake, ndërkohë që Instituti Veterinar tha se autopsitë kanë diktuar dy baktere të paspecifikuara, por ende s’e kanë zbuluar nëse e kanë shkaktuar këto sëmundjen.

Top Channel