Italia përballet ndaj Finlandës sonte për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020. ‘Axurit’ kanë një transfertë të vështirë të paktën në letër.

Nga ana tjetër edhe Finlanda kërkon hakmarrjen në shtëpi pasi përballjen e parë direkte e humbën me rezultatin 2-0.

Dy ekipet ndajnë vendin e parë dhe të dytë në grupin J. Italia ka fitore të plota ku në 5 ndeshje ka 15 pikë, ndërsa Finlanda ka 12 pikë në 5 ndeshje dhe e vetmja humbje është ajo me Italinë.

Ndërkohë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve.

Top Channel