Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Milot – Laç , në vendin e quajtur ” Ish – Uzina e Superfosfatit” ku një 23-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një 44-vjeçare

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në aksin e vjetër rrugor Milot – Laç , në vendin e quajtur ” Ish – Uzina e Superfosfatit”, ka ndodhur një aksident automobilistik ku shtetasi A.G. vjeç 23, banues në Milot, duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar shtetasen këmbësore Z.D. vjeçe 44, banuese në Laç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel