Stadiumi i Hamburgut rezervoi ashtu siç pritej ndeshjen më elektrizuese të kalendarit në eliminatoret e Europianit 2020, aty ku Gjermania vendase u dorëzua 4-2 ndaj Holandës. Tulipanët synonin dhe morën revanshin për disfatën e shtëpisë muaj më parë, dhe këtë e bënë me një paraqitje impresionuese që gjithsesi nuk lë pas edhe Panxerat me luftën e fortë deri në fund.

Serxh Gnabri’ i dha epërsinë Gjermanisë me një të djathtë të saktë dhe ky gol mbeti në fuqi deri në pushim. Por formacioni portokalli arriti të barazonte me Frenki De Jong. Shifrat ndryshuan sërish këtë herë me avantazhin për herë të parë të holandës falë nëj autogoli të Xhonatan Tah, por të pranishmit në Folkspark Shtadion u elektrizzuan sërish me penalltinë e konvertuar në gol nga Toni kros.

2-2 në fushë dhe trajnerët u duk se do të kënaqeshin me kaq, por asisti i Vajnaldum ndryshoi sërish balancat. Mesfushori teknik dha një top të artë për finalizimin e Malen ndërsa siguroi personalisht 3 pikët me golin e fundit në Hamburg. Holanda tani prapa Gjermanisë me 3 pikë, por me shpresa më të mëdha.

Në sfidat e tjera ra në sy fitorja impresionuese e Kroacisë, plot 4-0 në Bratislavë ndaj Sllovakisë. Dalmatët i bashkohen Hungarisë në kryesimin e grupit E me nga 9 pikë secili.

Skocia zhgënjeu mijëra të pranishmit në Gllasgou me humbjen  1-2 ndaj Rusisë. Ishullorët morën avantazhin por nuk ditën ta administrojnë.

Belgjika shkatërroi 4-0 San Marinon ashtu siç pritej ndërsa Austria bëri akoma më mirë, 6 gola në portën e Letonisë.

Top Channel