Prizren/Masakër mjedisore në lumin Drin. Ngordh lopa që piu ujë, sëmuren disa të tjera

05/09/2019 11:56

Një person në fshatin Dobrushtë të Prizrenit ka informuar se lopët e tij pasi kanë pirë ujë në lumin Drin,  njëra prej tyre ka ngordhur dhe tjerat janë sëmurë.

Dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e ndotjes së lumit.

Njësitet përkatëse policore, inspektorët komunal dhe shoqata e peshkatarëve kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, njofton Policia./KosovaPress

Top Channel