Goran Rakiç ka paralajmëruar se vendimi final do të merret sot. Lista Serbe sot pritet të marrë vendim në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor në Kosovë.

Kreu i saj, Goran Rakiç ka paralajmëruar se vendimi final do të merret sot.

“Pasnesër në mesnatë është afati i fundit për paraqitjen e listave, dhe unë mendoj se nesër, ne do të dalim me një pozicion përfundimtar për pjesëmarrje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Rakiç.

Ai po ashtu ka shpjeguar se Lista Serbe është në komunikim të vazhdueshëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç./KosovaPress.

Top Channel